Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane organizoi në Tiranë, simpoziumin ndërkombëtar “ Ringritja e Bektashizmit përmes traditës së Ehli-Bejtit dhe roli historik i Dede Reshat Bardhit”. “Këtë vit, në kuadër të 25-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, tema e simpoziumit ishte “Ringritja e bektashizmit përmes traditës së Ehli-Bejtit dhe roli historik i Dede Reshat Bardhit”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Kryegjyshata.
Në këtë simpozium morën pjesë përfaqësues të institucioneve shteterore, diplomacisë dhe fesë. Gjatë simpoziumit ndërkombëtar u hodh dritë mbi veprën e Dede Reshat Bardhit. Në Shqipëri, bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII, e më pas njohu vetëm rritje, si në numrin e madh të dervishëve, baballarëve ashtu edhe të besimtarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/