Në Chachoengsao të Tajlandës, është zhvilluar një ceremoni e pazakontë e martesës, para se të kryhet varrimi i burrit të vdekur. Nan Thipparat kishte kërkuar që të vë kurorë, me të fejuarin e saj.
Ky i fundit, i quajtur Fiat, kishte vdekur papritmas, pas një sulmi në zemër. E fejuara tij ka mbledhur familjarët dhe miqtë, ka ftuar ofiqarin dhe e ka kryer martesën.
“Nëse në këtë jetë nuk mundëm të jemi bashkë, në botën e përjetshme nuk do të na ndaj askush”, ka shkruar gruaja në rrjetin social, ku i ka plasuar fotografitë. Përpos ceremonisë së pazakonte, e pakuptueshme mbetet se si kjo martesë me një të vdekur është bërë e ligjshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/