Orion Hoxha, Nesi Cobo
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të dënojë me 7 vite burg në total tre të rinjtë të cilët inskenuan marrjen peng të vajzës së një biznesmeni ku në këmbim të lirisë së vajzës i kërkuan 400 mijë euro.
Tre adoleshentet, një prej të cilëve vetë vajza e biznesmenit, u shpallën fajtorë për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”. Ndonëse dy prej tyre u gjykuan në masën e sigurisë “arrest në burg”, vendimi përfundimtar i ka nxjerrë nga qelia. Sipas të dhënave dy prej tyre janë gjykuar me masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe vendimi që është marrë përfundimisht i ka nxjerrë ata nga qelia.
Bëhet e ditur se, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar edhe ekzekutimin e dënimit me burg, duke i lënë në liri me kusht. Një nga kushtet e urdhëruara nga togat e zeza është vajza e biznesmenit, i dashuri saj në kohën e ngjarjes dhe miku i tyre i përbashkët të mos shoqërohen me njëri-tjetrin.
Në këtë ngjarje u përfshi vajza e biznesmenit, i dashuri i saj dhe miku i tyre. Fillimisht Orjon Hoxha u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, Kris Gjore me 2 vjet burg dhe Nensi Ç., me 2 vjet e 6 muaj burg, por pas përfitimit të uljes sE një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata i dha liri me kusht për një periudhë 3- vjeçare Orjon dhe Nensi, ndërsa Kris për 2 vjet. Të rinjtë pretenduan se kishin bërë thjeshtë një lojë, por togat e zeza nuk e konsideruan këtë dëshmi si të vërtetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/