Një person anonim ka njoftuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për mundësinë e aferave seksuale në dy prej komisariateve në veri të vendit.
Mesazhet nga numri i telefonit 0698783…bëjnë fjalë për flisrte mes punonjësve të policisë së Qarkut Dibër dhe atyre të Komisariatit të Matit.
Panorama raporton se një oficer me inicialet B.Xh, me një numër të paregjistruar i ka dërguar disa mesazhe Tahirit dhe zyrtarëve të tjerë, për të gjithë aferat seksuale që pretendon se kanë ndodhur në Policinë e Matit.
Denoncuesi nuk jep emra, por tregon aferat seksuale mes zyrtarëve të komisariatit, të tipit: “X” zyrtar apo punonjës policie ka lidhje intime me “Y” punonjëse të këtij institucioni kaq të rëndësishëm’’, “Shefi L.A. flirton me punonjësen …” ishte SMS-të që i ka shkuar ministrit të Brendshëm Tahiri.
Në të njëjtën kohë, mesazhet i shkonin familjarëve të personave në fjalë, një fakt që e ka rënduar akoma më tej situatën. Denoncimi nuk është mjaftuar me kaq. “……… ka lidhje me elementë kriminalë”, është përmbajtja e mesazheve të tjera. Nuk dihet sa të vërteta janë këto ngjarje të denoncuara, por mësohet se disa oficerë dhe oficere janë transferuar në Kukës, Tropojë e rrethe të largëta pas këtyre mesazheve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/