FOTO & DETAJE/ Skrapar, arrestohen “laborantët” e drogës, procedohen edhe tre femra

FOTO & DETAJE/ Skrapar, arrestohen “laborantët” e drogës, procedohen edhe tre femra

74
0
Shares

Seksioni kundër Narkotikëve në zbatim të urdhërit të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, bëri të mundur arrestimin në flagranë të shtetasve:
Muhamet Kadiu 49 vjeç, banues në Skrapar,
Edlira Lame 42 vjeçe, banuese në   Skrapar.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset:
 S.K 47 vjeçe, banuese në Skrapar,
Z.Xh, 45 vjeçe banuese në Skrapar,
 A.Ç 51 vjeçe, banuese në Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike, rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sattiva, 176000 lekë të rinj, 250 paund, 19900 dollar, si dhe 210 fishek kalibër 7.62 mm.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë.
Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Veprimet për ngjarjen e mësipërme janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Materialet i kaluan Prokuroisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/2, 284, 333/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY