Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka bërë gati listën e futbollistëve për dy miqësoret që do të luhen ndaj Austrisë dhe Luksemburgut (më 26 dhe 29 mars). Edhe pse De Biazi pritet të dalë paraditen e së hënës (ora 10:30) në një konferencë për mediat për të shpjeguar në detaje situatën e kuqezinjve, burime pranë FSHF-së konfirmojnë se cilët do të jenë lojtarët e përzgjedhur.
“Trajneri i kombetares se Shqiperise, Giovanni De Biasi, do te jete neser ne oren 10:30 paradite, ne nje konference per shtyp perpara dy ndeshjeve miqesore te fundmarsit. Drejtuesi i pankines kuqezi, do te flase perpara mediave ne lidhje me synimet qe ka per keto ndeshje dhe per te gjithe fushaten perpara Europianit France 2016.”,-njofton FSHF.
Futbollistët e thirrur nga De Biazi:
Portierë:Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës:Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Dijmsiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederik Veseli
Mesfushorë:Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila
Sulmues:Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica (
vetëm për Luksemburgun).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/