Zbardhet pyetja që do t’iu drejtohet anëtarëve të PS-së në referendum

Zbardhet pyetja që do t’iu drejtohet anëtarëve të PS-së në referendum

58
0
Shares

Referendumi  do t’iu drejtohet anëtarëve të Partisë Socialiste me pyetjen: A e konfirmoni nenin për zgjedhjen e kryetarit në Statutin e Ri të PS-së?

Gjatë Kongersit të PS-së delegatët vendosën që të zhvillohet referendum për konfirmimin e kryetarit. Referendumi do të mbahet në datën 9 prill ku do të marrin pjesë gjithë antarët e PS-së

Më herët, disa prej emrave të njohur të PS-së u shprehën kundër referendumit që propozoi kryeministri Edi Rama për zgjidhjen e çështjes nëse do ketë zgjedhje për kreun e PS ose jo.
Më e ashpër ishte Arta Dade që tha që nëse nuk zbatohen rregullat do dorëzoje teserën.
Edhe deputeti Bashkim Fino është shprehur kundër referendumit. Ai vlerësoi statutin e ri të PS-së dhe tha se ai i zgjidh të gjitha problemet.
Ndërsa deputeti Ben Blushi e cilësoi kërkesën e Ramës për referendum, si marrëzinë e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje vetëm, pa kandidat. Blushi theksoi se nuk është kundër referendumit, por sipas tij, në këtë rast po kërkohet të shkohet në referendum pa zbatuar statutin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY