Mbledhja grupit të PS, sërish debate Ruci-Kokëdhima

Mbledhja grupit të PS, sërish debate Ruci-Kokëdhima

40
0
Shares

Burime nga PS konfirmuan se ka patur sërish debate brenda grupit parlamentar socialist mes deputetit Koco Kokëdhima dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruci. Kokëdhima ka pyetur rreth arsyeve që ai nuk është njoftuar se mandati i tij do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. Ai sërish ka marrë të njëjtën përgjigje nga Ruci se kjo është një cështje që lidhet me procedura.

Kryetari i PS nuk foli për gazetarët në përfundim të mbledhjes e cila ka zgjatur vetëm pak minuta, duke deklaruar se puna e tyre tashmë ka përfunduar.

Kokëdhima është i vetmi deputet që ka kandiduar për Asamblenë duke hedhur dyshime se mandati i tij i deputetit mund të humbë në Gjykatën Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY