DETAJE/ Avioni me drogë, 3 të ndaluarit pjesë e një grupi të...

DETAJE/ Avioni me drogë, 3 të ndaluarit pjesë e një grupi të njohur

83
0
Shares

Foto Ilustruese

Një tjetër avion për trafik droge i pikasur në territorin shqiptar do të thotë konfirmim i rrugës ajrore të këtij lloj trafiku. Për gazetarin investigativ Artan Hoxha rasti i evidentuar ditën e djeshme në Akërni të Vlorës është një lajm i keq. Në rubrikën Opinion, nw TV “News 24”, duke komentuar ngjarjen e fundit, Hoxha tha se këtë herë autoritetet tona në bashkëpunim me ato italiane kanë reaguar në kohë rekord. Ai tha se 3 personat e ndaluar nga policia shqiptare janë pjesë e një grupi të njohur në zonën e Vlorës për këtë lloj aktiviteti.
“Ky është një lajm i keq. Me këtë ngjarje është konfirmuar edhe rruga ajrore për trafikun e drogës. Trafikantët kanë arritur në kapacitete të tilla që për aktivitetin e tyre kriminal kanë edhe avionë të vegjël që e kalojnë detin në kohë rekord. Avionët deklarojnë se vijnë për qëllime turistike. Ngjarja e fundit ka ndryshim nga rastet e mëparshme. Autoritetet tona dhe ato italiane kanë reaguar në kohë rekord. Avioni nuk ka arritur ta marrë dot ngarkesën. Është fakt që Policia e Shtetit dhe policia italiane kanë kryer menjëherë veprimet e para. Policia e Shtetit ka shoqëruar 3 persona. Pavarësisht se janë dhënë vetëm iniciale, 3 personat, pjesë e një grupi të njohur në zonën e Vlorës, e kanë kryer edhe më parë ktë lloj aktiviteti. Informacioni që është dhënë rezulton se sapo është marrë informacioni ka patur plan masash që ka synuar të identifikojë mjetin ajror, oraret e lëvizjet e tij, pronësinë, kush është baza pritëse, cila ishte ngarkesa dhe baza logjistike. Janë bllokuar në provën materiale edhe 2 automjetet të tjera”, tha Hoxha.
Ai thekson se është i njëjti mekanizëm me avionin e Riformatos që u kap në vitin 2014 në Divjakë, ku gjithashtu zbuluar edhe një fuoristradë me marijuanë.
“Mekanizmi është i njëjtë me majin e vitit 2014 me avionin e Riformatos, ku shumë afër vendit ku ishte rrëzuar avioni, u kap një fuoristradë me mbi 400 kg marijuanë. Rasti tjetër në fund të gushtit të vitit të kaluar, ku ishte një pilot shqiptar që kishte blerë një avion të vogël. Avioni u kap pasi kishte marrë ngarkesën në Sevaster të Vlorës, u kapën 190 kg. Vilson Lamaj u kap si pronar i mjetit por nuk dispononte licencë për mjete të tilla”, tha Hoxha.
Gazetari Hoxha dha detaje edhe për cilësinë e avionëve që përdoren për trafikun ajror të drogës.
“Janë avionë që përdoren për distanca jo të gjata, që mund të marrin deri në 1 ton drogë. Rasti i sotëm, dëshmon që kjo linjë e trafikut të lëndëve narkotike në rrugë ajrore nuk është ndërprerë, ka tentativa për ta rikthyer. Është fakt që Shqipëria pavarësisht një aksioni shumë të madh të bërë gjatë verës së kaluar, trafikantët kanë ende një stok të madh që duan ta kalojnë në vendet e BE-së. Në këto kushte e kanë marrë parasysh edhe riskun edhe koston për të blerë avionë të tillë dhe për t’i përdorur për mjete transporti.
Këtë radhë reagimi ka qenë në një fazë më të shpejtë. Këto janë mënyra të trafikut të lëndëve narkotike të sofistikuara. Piloti duhet të jetë shumë i aftë edhe për ta ulur në territore të ndryshme. Në rastin konkret është përdorur një aerodrom i vjetër. Avionë të tillë kushtojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë euro.  Këta janë avionë që fluturojnë shumë poshtë”, tha ai.
Hoxha deklaroi se është e vështirë që me kapacitetet që kanë autoritetet shqiptare të identifikojnë çdo rast. “Në rast se policia shqiptare nuk bashkëpunon me atë italiane bëhet e vështirë për t’i identifikuar. Ai avion nuk ka ardhur për të marrë zhavorr por për lëndë narkotike që gjendet brenda territorit shqiptar. Në rast se agjencitë tona e spostojnë vëmendjen nga këto raste dhe nuk ka koordinim, do lulëzojë sërish ky lloj trafiku”, theksoi Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY