VIDEO/ Vlora nesër në protestë: Eja dhe ti, t’i themi STOP kësaj...

VIDEO/ Vlora nesër në protestë: Eja dhe ti, t’i themi STOP kësaj gjendje!

75
0
Shares

“Lëvizja për Vlorën” ka paralajmëruar dhe fton gjithë qytetarët dhe bizneset nesër në një protestë.
Sipas thirrjes drejtuar qytetarëve të Vlorës, por edhe një spoti, “Lëvizja për Vlorën” fton “bashkëqytetarët të cilët prej kaq vitesh Vlora po vuan prej: Papunësisë, varfërisë, mjerimit, skamjes! Shkatërrimit, degradimit, dhe rrënimit të infrastrukturës dhe ekonomisë! Gënjeshtrash, mashtrimit, braktisjes, indiferencës! Goditjen që i bëhet turizmit dhe biznesit vlonjat! Mega mashtrimin me shëtitoren e Skelës!
Për të gjitha këto, ne ‘Lëvizja për Vlorën ju bëjmë thirrje në datë 22 Mars ora 11 në Skelë të dalim në protestë!
Eja dhe ti, t’i themi STOP kësaj gjendje!”.

Thirrja e plotë e “Lëvizja për Vlorën” drejtuar bizneseve në rrugën Skelë – Uji i Ftohtë

Nuk ka asnjë Zot njerëzor që tew ndal vrullin e kafshëve, që të ndalë maskaradat e kësaj politike që ka uzurpuar jetën e këtij vendi!

A ju pyeti njeri kur e bllokuan rrugen e vetme qe mban gjalle biznesin tuaj?
A ju pyeti njeri sa deme financiare dhe ne teresine e funksionimit te biznesit ju ka shkaktuar kjo mbyllje?
A ju pyeti njeri me cfare tjeter vec ketij biznesi, mbani familjet, paguani shkollat e kopshtet e femijeve, paguani rrogat e sigurimet e punetoreve, paguani taksat, dritat, ujin, pastrimin, rregullimin, borxhet, kredite?
A ju pyeti njeri si i keni nxjerre ato para qe keni ngritur kete biznes, se cfare kosto mundimi e sakrifice keni paguar per ta ngritur e mbajtur ne kete krize?
A ju pyeti njeri per t’ju trajtuar si njerez dhe qytetare dinjitoze qe po u rrenohet ajo cfare djersa e gjaku i tyre kane ngritur?
A ju trajtoi njeri si njerez per te vene ne koston e rruges edhe demet qe ju shkaktuan?
Askush! Askush nuk ju pyeti!
Askush nuk ju njeh per njerez dinjitoze e qytetare qe keni te drejten qe ashtu sic paguani taksa edhe te merrni sherbime per cdo dem qe ju behet!
Askush nuk ju trajtoi si njerez dinjitoze qe keni zgjedhur te jetoni dhe investoni djersen tuaj dhe te familjeve tuaja ne kete qytet!
A e dini perse?
Po u’a themi me fjalet e Ambasadorit Amerikan:
Sepse as me pak e as me shume, por ju si gjithe banoret e ketij qyteti, pushteti i sheh si dele, i trajton si dele dhe i mjel si lope!
As i behet vone fare se ju keni pasoja nga mbyllja e kesaj rruge, as i behet vone fare se ju me keto biznese keni aq shume pagesa mbi kurriz:
Ju per ta jeni HIC!
Vrisni veten nese nuk nxirrni dot para per te jetuar, shtetit aq i ben, ky shtet nuk eshte juaji, eshte i pushtetareve, ju nuk meritoni te keni nje shtet qe ju sherben sepse ju nuk dini te mbroni te drejtat tuaja, bizneset tuaja, mireqenien e familjeve dhe femijeve tuaj!
Ju dini vec te heshtni dhe te fshiheni e frikacaket gjithmone do vidhen, demtohen, genjehen dhe mashtrohen, si njerez pa dinjitet nga kusaret e pushtetit!
Ke prisni te ngrere zerin per ju dhe per demshperblimin tuaj?
Mos prisni te vine nga Lushnja, apo nga Fieri, apo nga diku tjeter? Ke prisni?
Cfare ju frikeson qe del mbi rrenimin qe po ju shkaktojne dhe as duan t’ja dine?!
Ejani me ne, ejani te ngreme zerin, vetem te vdekurit heshtin kur i shkelin me kembe!
Ejani ne daten 22 paradite ne proteste, per gjithe keto padrejtesi me kosto qe ju kane bere! Ejani te behemi bashke!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY