Mat, zbulohet “spiuni” i skandalit seksual, prokuroria nis hetimet

Mat, zbulohet “spiuni” i skandalit seksual, prokuroria nis hetimet

50
0
Shares

Prokuroria Mat

Denoncimet me mesazhe telefonike për skandale seksuale në Policinë e Matit i ka bërë një oficer policie, pjesë e Komisariatit të Matit.
Prej 4 vitesh ai u dërgonte mesazhe telefonike autoriteteve më të larta të Policisë së Shtetit, institucioneve të tjera dhe individëve të veçantë.
Pas hetimeve ai u identifikua si oficeri me inicialet B. Xh. Ditët e fundit, të prekurit nga këto mesazhe kanë reaguar zyrtarisht.
Ata kanë bërë 4-5 kallëzime në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e së vërtetës. Fillimisht me kërkesë të organit të akuzës janë siguruar nga kompania celulare të gjitha tabulatet telefonike, sidomos SMS-të e oficerit që nuk ka lënë punonjës policie e drejtues lokal pa përgojuar apo raportuar në institucionet e larta shtetërore.
Nisja e hetimeve ka detyruar B. Xh. të sigurojë një raport mjekësor dhe të mos paraqitet në punë, duke tentuar t’i shmanget ndëshkimit ligjor, penal apo administrativ. Ndërkohë mësohet se numri i personave që paraqiten në Prokurori vjen në rritje.
Kjo pasi personat e ndëshkuar apo përfolur prej tij kanë zbuluar se kush ishte ai që nuk kishte lënë gjë pa thënë në ministri, drejtori apo organe të tjera për ta.
Më të rënda janë mesazhet e dërguara për lidhjet intime të oficerëve të Policisë me punonjësit e Komisariatit të Matit dhe gratë e tjera në këtë trevë.

“Panorama”

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Skandale seksuale në polici, publikohen mesazhet për komisariatet në Mat dhe Dibër
/web/Skandale_seksuale_ne_polici_publikohen_mesazhet_per_komisariatet_ne_Mat_dhe_Diber_15970_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY