GENT KAPRATA/ Lulishtja në tarracën e bashkisë…?!

GENT KAPRATA/ Lulishtja në tarracën e bashkisë…?!

122
0
Shares

Ore zoterinj ekonomiste, matematicien, doktora, inxhiniere, juriste: po pse flisni kot, mo!!!!
Po ku e shikoni lulishten ju, mo!!!
Une shoh nje siperfaqe betoni te mbuluar me tapet bari industrial (qe nuk mbijeton po nuk krijoi lidhje organike me dheun natyror, qe aty nuk ka) dhe ca vazo te vockla me lule e bime te ulta (qe me kujtojne taracen e shtepise se gjyshes time ne 1976)!
Po nuk eshte lulishte ajo, mo!
Mblidhni mo mendjen se eshte turp e faqja e zeze!
Fjalet nuk jane kot, mo. Kane nga nje kuptim! Kane nga nje perkufizim!
Po eshte njesoj si te them une se:
– Bera nje operacion te ‘alta financa’ se terhoqa rrogen ne ATM!
– Zgjidha nje nga problemat me te medha te matematikes se aplikuar se zgjidha nje problem me rregull treshi!
– Bera nje nderhyrje te nderlikuar kirurgjikal se preva thonjte e dores se majte!
– Hartova nje super kontrate se I thashe vajzes qe do ti blej nje akullore po mori 10 neser!
– Projektova nje superstrukture druri se ngula dy shkrepse ne nje sapun!
Po konsultohuni me nje urbanist mo! Po e gjetet, sigurisht!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY