1-vjeçari i sëmurë vdes në spitalin e Elbasanit, nis hetimi ndaj tre...

1-vjeçari i sëmurë vdes në spitalin e Elbasanit, nis hetimi ndaj tre mjekëve

59
0
Shares

Një fëmijë 1 vjecar ka vdekur një natë më parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Fëmija ishte nga Zavalina e Elbasanit, pasi ishte sjellë nga prindërit e tij në gjendje të rënduar, me pjesët respiratore të bllokuara. Dyshohet që fëmija të ketë qenë në këtë gjendje si pasojë e komplikacioneve të një viroze, por pavarësisht ndihmës së dhënë fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.

Ishin prindërit të cilët menjëherë pas ngjarjes ngritën pretendimin për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve. Në këto kushte, policia në bashkëpunim me Prokuroin e çështjes kanë nisur hetimet ndaj mjekëve E.L 57 vjeç me banim në Elbasan, F.B 51 vjeç me banim në Librazhd dhe mjeken 56 vjeçare me inicialet D.B me banim në Elbasan. Prokuroria do t’i hetojë mjekët për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”.
Ndërkohë që trupi i foshnjës po i nënshtrohet ekspertizës mjeko/ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësinë e personelit mjekësor në vdekjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY