Aeroporti i Brukselit do te jetë i mbyllur deri në nesër në orën 6 të mëngjesit. Ndërkohë autoritetet e Brukselit kanë vendosur një numër kontakti për ata që janë të interesuar për të afërmit. Numri i telefonit është : 02 753.73.00 dhe 02 506 47 11.
Ambasada shqiptare në Bruksel ka vendosur një tel për shqiptarët ++32 (0) 488950217.
Rrjeti i transportit në të gjithë qytetin është ndërprerë aktualisht dhe njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi. Lëvizjet në qytet mund të bëhen vetëm me makinë megjithëse trafiku është i kufizuar për shkak se synohet të lihet rrugë e lirë për lëvizjet emergjente të policisë dhe urgjencave mjekësore.
Zyrat e BE ne Bruksel po ruhen nga ushtria ndersa zyrtare jane keshilluar te qendrojne ne shtepi.
Kryeministri britanik Cameron ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit të tij ndërsa ka deklaruar se do të ndihmojnë Belgjikën me të gjithë ato që munden.
Edhe Kryeministri italian Renzi ka dënuar atentatet dhe është solidarizuar me autoritetet dhe popullin belg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/