FOTO/ Avioni i drogës, Policia Shqiptare zbarkon në fshatin Akërni

FOTO/ Avioni i drogës, Policia Shqiptare zbarkon në fshatin Akërni

102
0
Shares

Avioni që shkeli hapësirën ajrore shqiptare dhe që u pikas në Akërni të Vlorës rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës jo vetëm që ju fsheh policisë shqiptare, por mundi t’i shpëtojë edhe ndjekjes së disa mjeteve ajrore ndër më të sofistikuara të fqinjëve italianë. Në shkëmbimin e informacionit të policisë shqiptare me atë italiane, u raportua se mjeti u fsheh në disa kodra në një lartësi të ulët nga toka dhe se drejtohej nga një pilot tepër profesionist, aq sa dyshimet e ngritura janë për ndonjë ish-pilot ushtarak, kombësia e të cilit ende nuk është gjetur.

foto 11

Vetëm një ditë më pas policia shqiptare ka zbarkuar dhe po kontrollon territorin në fshatin Akërni të Vlorës, prej dhe nga besohet se është ngritur në fluturim avioni i vogël. Ky i fundit u pikas në hapësirën ajrore shqiptare dhe më pas u drejtua për në Itali. Sapo hyri në hapësirën ajrore të shtetit fqinj, dy avionë luftarakë italianë u nisën drejt tij, por më pas humbi në radar për shkak të latrësisë së ulët ku fluturonte.

foto 22

Tre persona u arrestuan në Vlorë si të dyshuar. Ata janë tre pjesëtarë të një familje që banojnë afër vendit ku mendohet të jetë nisur avioni. Sipas të dhënave paraprake ata ishin të vetmit që ndodheshin 1 kilometër në afërsi të tij. U bllokua një fugon dhe një automjet fuoristradë në pronësi të tyre. Gjatë marrjes në pyetje ata mohuan të jenë pjesë e trafikut apo të kenë ndonjë lidhje me avionin në fjalë. Të arrestuarve nuk iu gjet lëndë narkotike. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal, atë të trafikut të lëndëve narkotike.

foto 33

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY