Numri i viktimave nga shpërthimet në Bruksel mendohet të ketë shkuar në 26 gjithsej, megjithëse kjo ende nuk është shifër zyrtare.
Prokuroria belge ka konfirmuar se vetëm 15 viktima janë regjistruar në një metro dhe 13 të vdekur në aeroport. Megjithatë shifra e aeroportit mendohet të jetë 11 të vdekur pas të dhënave më të fundit.
Ndërkaq të plagosur në metro janë rreth 55 në gjendje serioze ndërsa në aeroport ky numer është rreth 80.
Lidhur me një shpërthim të raportuar në në rrugën la Loi në Bruksel ishte shpërthim i kontrolluar.
Kryeministri belg Charles Michel, në një konferencë për mediat tha se emergjenca e parë e vendit është trajtimi i viktimave që ndodhen në spitale. Vendi është i vendosur për t’u përballuar dhe për të menaxhuar situatën, tha ai.
Për të reduktuar problemet e ndryshme dhe në kuadër të masave të sigurisë, banorët e Brukselit janë këshilluar të mos përdorin telefonat, por të preferojnë për emergjencat e tyre rrjetet sociale.
Edhe Pallati Mbretëror në Bruksel është mbyllur pasi është gjetur një tjetër pako e dyshimtë, raportojnë mediat belge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/