Një shtetas iranian, pjesë e grupit të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë, është vënë në pranga nga piolicia shqiptare. Sipas të dhënave Mousa Jaberifar, 35 – vjeç, ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur, 11 – vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë, datë 19 Mars, në Fushë – Mëzez mbrapa “Casa Italias”, tek pallatet ku janë strehuar rreth 200 shtetas iranianë. Sipas dëshmisë së të miturit, 35 – vjeçari i ka kërkuar që t’i blinte një bukë dhe t’ia dërgonte në apartament, më pas, siç dëshmoi i mituri, ai ka zhveshur dhe ka tentuar të kryej akt seksual me të. Pas shumë përpjekjeve, 11 – vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmërojë familjen.
Prindërit e fëmijës kanë depozituar një kallëzim në policinë e Tiranës, e cila pas marrjes së denoncimit dhe kryerjes së veprimeve proceduriale – hetimore ka bërë ndalimin me iniciativë të Mousa Jaberifar.
Ky i fundit, para oficerëve të Policisë Gjyqësore ka mohuar ngjarjen, pa dhënë shumë shpjegime. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual më të mitur”, parashikuar nga neni 108/a i K. Penal. Mousa Jaberifar me kombësi iraniane është beqar dhe me arsim të mesëm dhe me leje të rregullt qëndrimi në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/