FOTO/ Gratë e çifteve të njohura shqiptare që janë më të mëdha...

FOTO/ Gratë e çifteve të njohura shqiptare që janë më të mëdha sesa burrat e tyre

240
0
Shares

Është folur shumë për çiftet që kanë mes tyre një diferencë të madhe moshe. Sidomos kur është gruaja më e madhe sesa burri, tema bëhet edhe më e nxehtë. Kur çiftet nuk janë njerëz publikë, sigurisht lajmi përhapet e komentohet në rrethin e fisit e të lagjes, sidomos nga njerëzit që i konsumojnë fjalët me uri të madhe e nuk rrinë dot pa u marrë pak me jetët e të tjerëve. Kur çiftet janë të njohur, është media ajo që bën fjalë, në lagjen e madhe virtuale, ku jetojnë të gjithë.

Sigurisht, ne tani, nuk jemi aspak të “shqetësuar”, që këto gra, të njohura, simpatike e mbi të gjitha të talentuara, janë martuar me burra më të rinj, gjë që ata e kanë bërë publike, thjesht u kujtuam edhe një herë për këtë fakt që i bën më të rrallë ata mes shumicës së çifteve, dje, kur Ermal Mamaqi festonte ditëlindjen, ndërsa Ami kishte fryrë, disa ditë më parë, të njëjtin numër mbi tortë. Të tria çiftet, janë ndër më simpatikët që ekzistojnë, të bekuar me harmoni mes tyre. Janë edhe prindër madje që e bën familjen e tyre edhe më të konsoliduar.

Dhe po i përmendim, jo për të qenë fjalamania e lagjes, por për t’u thënë të gjitha tezeve të shqetësuara që nipi i tyre po “merr” një grua pak më të madhe, që nuk është mosha që e bën më të mirë apo më të keqe një grua dhe nuk është diferenca e saj, aq më tepër që në këto raste është nga afërsisht 5 vjet deri në afërsisht 15 ditë, që e bën një çift më të mirë apo më të keq. Kështu që me një duartrokitje për dashurinë, po ju prezantojmë disa nga çiftet që kanë zgjedhur të vallëzojnë vetëm nën ritmin e saj.

aurela skerdi

Aurela dhe Skerdi

Këngëtarja Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj Skerdi kanë një diferencë moshe prej dy vitesh. Është vetë Aurela që e ka treguar në një status të nevrikosur në Facebook, pas martesës së tyre, në vitin 2013, ku i kishin ardhur në majë të hundës komentet që ishte martuar me një djalë më të ri. Aurela dhe Skerdi, që ka qenë dhe vazhdon të jetë menaxheri i saj, kanë një marrëdhënie të konsoliduar në jetë dhe në art. Ata u bënë prindër të Grace në dhjetor të vitit 2011 dhe kur vajza ishte një vjeç, i shoqëroi në dasmën e tyre, e cila siç shkruanin gazetat, nuk u pasua nga celebrimi zyrtar sepse ata të dy janë shpirtra të lirë dhe binjakë, sigurisht. Dhe për këto lloj shpirtrash, ditëlindja nuk ka rëndësi.

ami ermali

Ami dhe Ermali

Ata kanë një diferencë të papërfillshme moshe, që mund të përmendet vetëm nëse dikush dëshiron të bëjë humor me këtë dhe, njeriu që bën humor, nuk mungon në çiftin e tyre, kështu që të tjerët, nga jashtë, nuk kanë pse shqetësohen. Ata janë dy bij marsi, Ami ka lindur më 5, ndërsa Ermali më 21. Viti 1982.

miran da

Miranda dhe Eraldi

Ndoshta është pikërisht energjia, talenti, gjallëria e disa femrave që ua bën moshën e pamjes dhe shpirtin shumë herë më të ri sesa tregojnë vitet dhe prandaj edhe burrat që kanë në jetë, janë në moshë më të re. Pas Aurela Gaçes, një tjetër grua e talentuar dhe me energji që ka një bashkëshort më të ri sesa veten, është Miranda Dupi. Arti është fusha që i ka bashkuar. Erald Llakaj është basist profesionist, ndërsa Miranda është njeriu që kuron imazhet e shumë personave të njohur të skenës, Elhadia Dani, Alban Skënderaj, apo Juliana Pasha, që është kunata e saj, pasi bashkëshorti i Julit, Altini është vëllai i madh i Eraldit. /revistaclass/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY