Dy personat dyshohet se janë përfshirë në sulme. Ata janë Najim Lachraouj dhe Mohamed Abrini. Policia belge ka shpërndarë foto e tyre. Abrini është parë fotografuar në afërsi të aeroportit.
Studentët e një kampi universitar në Bruksel janë urdhëruar të mos lëvizin pas një alarmi për bombë.
Policia belge ka nisur kontrollin e shtëpive në Bruksel në kërkim të gjurmëve të atentatorëve ose mundësive për të tjera atentate në kryeqytetin belg.
Ndërsa dy persona janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrjen në sulmet me bomba në aeroport dhe ne metro. Besohet se numri i viktimave është më i madh se ai që është raportuar deri tani. Aktualisht janë konfirmuar zyrtarisht 26 viktima dhe 136 janë të plagosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/