Tiranë, plagosen dy fëmijë nga një shpërthim

Tiranë, plagosen dy fëmijë nga një shpërthim

90
0
Shares

Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të ndodhur mbrëmjen e shkuar në afërsi të Institutit Bujqësor në Kamzë.

Policia e Tiranës bëri me dije se në afërsi të bregut të lumit, disa fëmijë kanë ndezur një zjarr duke përdorur mbeturinat dhe për pasojë ka pasur një shpërthim. Nga ngjarja mbetën të plagosur 17 vjeçari me iniciale A.T, dhe 12 vjeçari me iniciale A.K.

“Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore si dhe grupi hetimor ku nga këqyrja rezulton se dy personat e plagosur kanë ndezur disa mbeturina të hedhura në bregun e lumit ku për pasojë ka ndodhur një shpërthim për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur lehtë shtetasit A. T. dhe A. K. të cilët morën mjekimin në Spitalin Ushtarak”,sqaron policia. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY