Një 54 vjecar nga Kruja, tentoi të vriste bashkëshorten e tij L. B., oficere policie, me armë zjarri tip automatik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pas një debati për motive të dobëta.
Pas njoftimit, mësohet se është arrestuar në flagrancë Genci Boja 54 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon tip Benz, i’u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale, arma që donte të kryente krimin dhe 40 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dhunë në familje” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 130 dhe 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/