Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër. Dy djemtë e një oficeri policie në këtë qytet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve të tjerë, ku si pasojë njëri ka humbur jetën e një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz, ku fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
I riu që ka humbur jetën, dhe personi tjetër i plagosur, mësohet se janë nipat e gruas së Dasho Alikos, ish-kryetarit të komunës së Lazaratit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/