YLLI DYLGJERI/Do kthehesh një ditë…

YLLI DYLGJERI/Do kthehesh një ditë…

55
0
Shares

Sarandë. Fundi i korrikut 2005. Kishin përfunduar zgjedhjet kuvendore. PS kish humbur. Nano kish fituar. Kish fituar mandatin e deputeteti të zonës 99. Sipas traditës duheshin falenderuar votuesit. Kështu u bë. U organizua një ceremoni në restorantin e kalasë së Lëkursit.Të ftuarit vinin grupe – grupe në sheshin e kalasë. Ishte e veshtirë tu lexoje gëzimin në fytyrë.

Humbja e zgjedhjeve në vend i kish ndryshuar humorin. Kishte ardhur PD.

Pasi u vendosën përballë podiumit pritën ngjitjen në të, të çiftit Nano. Kështu u bë. Nano pasi falenderon votuesit, rininë, stafet etj. ngre një urim për fitoren në Sarandë.

Sipas traditës, do ngrihej dollia e do të fillonte muzika.Kur papritur, grupi artistik ezmer “Çajupi”, me orkestrën, ja filluan pa komandë këngës.

Si në dasëm, orkestra filloi ti binte veglave.

Kengën e shoqëronte klarineta. Fjalët e saj buçitën:

Do kthehesh një ditë… Pjesmarsit u habiten!!! Plasi gallata.

I befasuar, nuk durova e ju ktheva orkestres rome:

Qënkeni edhe tematik!!!

***

Mu kujtuan këto vargje, ditën e mbajtjes së kongresit të PS-së,

kur shoku Gramoz, e mbi Të, u “kujtuan” se duhej kthehej Nano.

Haaaaaaaaaaa! Shakaxhijtë.

Në këto10 vjet, kush guxoi të bënte thirrje të tilla, anatemohej, përbuzej e keqinterpetrohej deri në radikalizim: Nanoi-st! Nanoi-st!

Ose Nano ik!

Më tej akoma. Unë dhe shumë kolegë të tjerë nanoista, ikëm deri në theqafje nga PS…si ikin refugjatët sot nga shqipëria.

Dje, pas 11 vitesh, u kujtuan:

Nano hajde!

***

Grupi i romëve të “Çajupit” kishte hypur sërisht në presidium. Por jo me në malin

e Lëkurezit, por në mes të Tiranës, në Pallatin e Kongreseve ku shquheshin udhëheqësit shtatë lëkurësh.

Kjo ishte tashmë këngë me repertor të menduar, e regji të drejtuar.

Kënga gjalloi:

Do kthehesh një ditë,

Aq sa ti trembim dhitë

Blushit ti zemë pritë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY