DETAJET/Atentati ndaj 2 vëllezërve, gjendet autori

DETAJET/Atentati ndaj 2 vëllezërve, gjendet autori

89
0
Shares


shtepez vendi i vrasjes

Vendi ku u krye atentati

Një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur pas një atentati që iu bë dy vëllezërve në afërsi të fshatit Shtëpëz, Gjirokastër.

Dorian Çelo Lluka, 29 vjeç, banues në Gjirokastër mbeti i vdekur në vend nga plumbat ndërsa Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, është i plagosur rëndë dhe do niset me helikopter për Tiranë.

Policia ka gjetur të braktisur në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit”, Gjirokastër, automjetin tip “Benz”, me targa AA 006 IY.

Ne vendngjarje jane sekuestruar gezhoja dhe jane fiksuar njolla gjaku.

Dyshohet se autor i vrasjes dhe plagosjes është shtetasi Enerik Bexhet Lluka, 28 vjeç, ku po punohet për kapjen e tij.

Policia ka mbritur menjehere ne vendngjarje sapo ka marre njoftimin, ku ka bere sigurimin e baneses se autorit te dyshuar, me qellim parandalimin e pershkallezimit te metejshem te ngjarjes si dhe ka bere shoqerimin e disa personave per tu pyetur ne lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijon puna per kapjen e autorit te dyshuar te ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY