Shtohen pikëpyetjet për koncesionin e TVSH, FMN kërkon studim

Shtohen pikëpyetjet për koncesionin e TVSH, FMN kërkon studim

65
0
Shares

Koncesioni i TVSH është në pikëpyetje pasi misioni i FMN kërkoi sërish sot analiza dhe studim risku për marrëveshjen.

Shefja e misionit të FMN-së, Anita Tuladhar, ka deklaruar lidhur me koncesionin e TVSH-së se fondi i qëndron idesë se është shumë e rëndësishme që të të ndërmerret një analizë e rëndësishme e riskut në një rast të tillë të shoqëruar me kryerjen e studimeve të fisibilitetit dhe një analizë e mirë kosto përfitime. Këto duhet të reflektojnë dhe efektin në buxhet, tha ajo.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se termat e referencës i janë dërguar FMN-së dhe janë marrë disa komente dhe çdo vendim që do të marrin do të ketë konsensusin e FMN-së.

Pak javë më parë Kryeministri shkarkoi ministrin e Financave i cili ishte kundër koncesionimit të TVSH ndërkohë që një pjesë e stafit të ngarkuar me përgaditjen e dosjes së marrëveshjes ne Ministrinë e Financave kanë dhënë dorëheqjen.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Anita Tuladhar përfundoi sot vizitën 2-javore në vendin tonë, për rishikimin e shtatë të Programit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me autoritetet shqiptare znj. Anita Tuladhar, ka pohuar se ekipi i FMN-së, që ka qenë në Shqipëri, ka arritur një marrëveshje me autoritetet dhe ka mbyllur shqyrtimin e shtatë të marrëveshjes me fondin.

Është arritur progres i mirë për treguesit e programit dhe ato janë përmbushur. “Ne presim që rimëkëmbja e rritjes të vazhdojë. Shkalla e rritjes ekonomike pritet të jetë 3.4%, njësoj me parashikimin e mëparshëm, që do vijë nga investimet e huaja direkte dhe nga përshpejtimi i rritjes së kërkesës së brendshme.

Ulja e çmimeve të naftës do të ketë efekte negative në rritje, por priten zhvillime pozitive në fushën hidroenergjetike.

Ne presim që inflacioni të vazhdojë të jetë i ulët nën 2% si rrjedhojë e uljes së çmimeve të artikujve ushqimorë dhe të karburanteve dhe inflacionit të ulët të importuar.

Në fushën fiskale, pritet që buxheti të ketë një suficit parësor prej 0.3% të PBB-së dhe të vazhdohet me konsolidimin fiskal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY