Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Banka e Detit të Zi (BSTDB), Raiffeisen, BKT, NBG Bank, një bankë turke (Odeabank)dhe institucioni holandez FMO, janë të gjitha të ekspozuara ndaj Kurum, kompanisë së pestë më të madhe në vend, që shpalli falimentin së fundmi.
IFC, pjesë e grupit të Bankës Botërore, ka pohuar për “Monitor” se në fund të vitit 2013, IFC ka qenë pjesëmarrëse në një paketë borxhi për Kurum prej 106 milionë eurosh, së bashku me kreditorë të tjerë. “Duke pasur parasysh diskutimet tregtare që po vazhdojnë me kompaninë, IFC nuk mund të japë më shumë informacion në këtë moment”, thanë burimet zyrtare.
Huaja është marrë nga Kurum në kuadër të privatizimit të katër hidrocentraleve Bistrica 1, 2, Ulëz dhe Shkopet, me fuqi totale të instaluar 76.7 MË, që ajo i bleu nga qeveria shqiptare për rreth 109 milionë euro në fillim të vitit 2013.
Krahas IFC, borxhi është bashkëfinancuar nga hua paralele nga Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi (BSTDB), Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen Bank Albania.
Financimi gjithashtu përfshin hua B nga FMO (Netherlands Development Finance Company), IFC, dhe Odeabank (dega turke e bankës Audi-Lebanon).
Pjesa e financuar nga IFC është 30 milionë euro.
Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi (BSTDB), një bankë rajonale ka gjithashtu një ekspozim mbi 30 milionë euro te Kurum. Ajo, sipas burimeve zyrtare nga faqja e internetit, i ka dhënë kompanisë së prodhimit të çelikut dy hua, të parën prej 20 milionë eurosh në vitin 2011 dhe të dytën prej 18 milionë eurosh në fund të 2013-s, në kuadër të paketës së huave prej 106 milionë eurosh, të përmendur më lart.
Nga bankat vendase mësohet se ekspozimin më të lartë e ka Raiffeisen, me rreth 30 milionë euro.
Deri në muajt e fundit të aktivitetit, mësohet se Kurum ka vijuar të kërkojë kredi në disa banka në vend, duke premtuar garanci koorporative (nga kompania mëmë). Disa banka kanë refuzuar të japin hua për kompania. Ndërsa “viktima” e fundit ka qenë NGB Bank që në tetor 2015 ka dhënë një hua nën 5 milionë euro.
Në total, sipas bilancit, Kurum ka rreth 300 milionë euro detyrime, gjysma e të cilave ndaj bankave e institucioneve financiare e pjesa tjetër ndaj të tretëve. monitor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/