Disa media italiane dhe gjermanë njoftuan sonte për 3 shqiptarë nga Kosova të arrestuar në Bavari që lidhen me shpërthimet e përgjakshme në Bruksel.
Mediat italiane “Rai News” e “Corriere Della Sera” dhe ajo gjermane FOCUS, raportojnë tre shqiptarët janë arrestuar si të dyshuar se kanë lidhje me sulmet terroriste në Bruksel.
Ata kanë ngjallur dyshime te oficerët e policisë në Bavari ndërsa po udhëtonin sëbashku në një makinë.
Policia ka ushtruar kontroll duke gjetur 10 mijë euro kesh ndërkohë që nuk ka gjetur as eksploziv dhe as armë, por kanë gjetur 10 mijë euro.
Dy prej personave janë vëllezër, ndërsa tjetri një mik i tyre.
Të tre shqiptarët nga Kosova punojnë për një kompani ndërtimi në Belgjikë. Madje, për njërin prej kosovarëve kishte marrë edhe urdhër për t’u dëbuar nga Belgjika.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/