Berisha: Heshtje e turpshme varri per 22 Marsin

Berisha: Heshtje e turpshme varri per 22 Marsin

68
0
Shares

Në foto, pamje mitingut të 22 marsit 1992 në Tiranë

Ish-kryetari i PD në kohën kur opozita fitoi për herë të parë zgjedhjet pluraliste në Shqipëri, Sali Berisha, kritikoi sot ashpër qeverinë dhe mediat për heshtjen e tyre në lidhje me 22 marsin e viti 1992.

“Te dashur miq, autoritetet zyrtare, qeveria e neo-bllokmenve e Edvin Kristaq Rames dhe mediat e kontrolluara prej tyre kaluan me heshtje varri 22 Marsin, diten ne te cilen 24 vjet me pare shqiptaret permbysen me voten e tyre rregjimin barbar te bllokmeneve hoxhist, eterve te tyre mizor!

Kjo heshtje varri akuzon rende Edvin Kristaq Ramen se, edhe pas 24 vjeteve, qan dhe vajton ne heshtje shembjen e sistemit çnjerezor te eterve te tij shpirteror dhe biologjik, sikunder tregon diktatin e eger qe ai ushtron ne mediat e vendit, te cilat me porosi te tij ose per te mos i prishur qejfin atij, e percollen me heshtje diten ne te cilen shqiptaret u ndane nga sundimi diktatorial me i eger qe nje popull ka provuar ne historine e Europres, u ndane nga sundimi i Hitlerit te Pasluftes se shqiptareve, nen te cilin perjetuan kalvarin e shtypjes me te eger, izolimit me te thelle, monizmit me te plote, varferise me ekstreme.

Heshtja kriminale e rregjimit te sotem ndaj kesaj date historike, njelloj si heshtja e tij si fija e barit nje muaj me pare ndaj 20 shkurtit, 25 vjetorit te permbysjes se simboleve te diktatures, jane nje kushtrim i madh per mbare shqiptaret per te permbysur me revolucion demokratik dhe mosbindje civile rregjimin e neo-bllokmeneve, qe kane ndertuar ne Shqiperi sistemin e mobokracise, sundimit te banditeve! Sb”, deklaroi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY