Policia gjermane: 3 shqiptarët po planifikonin akte terroriste

Policia gjermane: 3 shqiptarët po planifikonin akte terroriste

68
0
Shares

Tre shqiptarët nga Kosova që u arrestuan sot në Bavari nga policia gjermane mund të mos kenë lidhje me aktet terroriste në Bruksel por policia gjermane është e bindur se ata po planifikonin sulme terroriste.

Policia ka vepruar pasi kishin marrë sinjale nga shërbimet e inteligjencës se po planifikonin, siç e ka cilësuar një zëdhënës i policisë, “akte serioze kriminale”.

“Pas hetimeve që janë bërë, jemi njoftuar se të ndaluarit po përgatisnin akte serioze kriminale kundër shtetit”, deklaroi një zëdhënës i policisë gjermane që është cituar nga “Reuters”.

Ai tha se nuk është e qartë nëse të ndalurit kanë ndonjë lidhje me sulmet që ndodhën të martën në Bruksel, por kjo mundësi nuk përjashtohet.

Tre shqiptarët po udhëtonin me një makinë me qera me targa belge në autostradën mes Mynihut dhe Salzburgut kur u ndaluan. Dy prej të arrestuarve janë vëllezër ndërsa një tjetër mik i tyre.

Njëri prej tyre kishte urdhër dëbimi nga Belgjika pasi ishte dënuar më parë në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY