Deputeti Ben Blushi e ka bërë shumë të njohur përmes shprehjes “Pusho Qifte”, duke i ndihmuar ndërkohë të zgjidhet edhe anëtar ui Asamblesë Kombëtare.
Hektor Çiftja në një intervistë për Shqip thotë se nuk ka asnjë konflikt personal me Blushin. “Nuk është aspak e vërtetë që unë të kem armiqësi personale me deputetin Ben Blushi. Incidenti i Elbasanit ishte thjesht një keqkuptim. Në atë mbledhje me sa pashë ai nuk kishte dicka me cfarë të merrej dhe duke më njohur si njeri i paqtë, u mor me emrin tim. Më ka bërë viktimë të paarsyeshme, unë nuk e meritoj të jem viktimë. Kur ndodhesh aksidentalisht në një sherr, kjo është e padrejtë që mbi ty të bien sulme të kota. Ne në Elbasan themi “na ke hyrë në hak”, u shpreh Hektor Çiftja gjatë intervistës.
. “Vazhdon luan me emrin tim në mënyrë qesharake dhe vulgare. Kapet me mbiemrin në mënyrë qesharake, unë e kam ‘Çiftja’ ai ma bën me “Q”, që mendoj se është diçka vulgare nga ana e tij”, thotë Hektor Çiftja.
I pyetur në lidhje me akuzat e Blushit se më parë ka qenë me Partinë Republikane dhe pastaj kaloi me Partinë Socialiste, ai jep këtë përgjigje: “Unë kam vite në PS. Kam të paktën 15 vite që kontribuoj për këtë parti dhe kam punuar edhe në fushatën e 2013s, ku deputet në listën për deputet në qarkun e Elbasanit ka qenë edhe Ben Blushi. Në këtë drejtim, ai është duke shpifur dhe duke sharë pa të drejtë”, thotë anëtari i ri i Asamblesë së PS që me sa duket nuk ia di për nder votimin deputetit Ben Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/