Policia e Tiranës arrestoi 3 persona, një nga Tirana dhe 2 nga Struga me një sasi kokaine dhe kanabisi.
Nga Seksioni per Narkotiket në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja” në rrugën “Myslym Keta”, është finalizuar me sukses Operacionin “STRUGA” .
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Antonio Ruçi, 27 vjeç, banues në Tiranë.
2. Fluturim Kica, 28 vjeç, lindur dhe banues në Strugë Maqedoni.
3. Zulfi Ademi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Strugë Maqedoni, me gjëndje gjyqesore i dënuar me parë për “Plagosje”.
Antonio Ruçi dhe Zulfi Ademi, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar e llojit kokainë dhe cannabis sativa
U organizua shërbim me forcat policore me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve dhe konkretisht në rrugën “Myslym Keta” është konstatuar automjeti tip Mercedez Benz me targa maqedonase SU 5175 AB me drejtues mjeti shtetasin Zylfi Ademi ku brenda këtij automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë 100 gram dhe gjithashtu gjatë kontrollit personal të shtetasit Fluturim Kica në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese me ngjyrë të vërdhë e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si ajo e cannabis sativa e cila rezultoi e peshës 8.8 gram .
U sekuestruan gjithashtu edhe 2 automjete dhe 4 telefona celular.
Këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e ish bllokut dhe shkolla e bashkuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/