Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës zyrtare në Këshillin e Evropës, u takua edhe me Presidentin e ri të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, zotin Guido Raimondi.
Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se Shqipëria ka qenë dhe është e angazhuar që në të ardhmen të realizojë zbatimin e Konventës (KEDNJ) në nivel kombëtar, në mënyrë të tillë që aplikantët të mos i drejtohen vetëm dhe në çdo rast GjEDNj-së, por të marrin zgjidhje nga institucionet e larta shqiptare të drejtësisë.
Një vëmendje të veçantë Presidenti Nishani ia kushtoi çështjes së pronave dhe kompensimit të pronarëve të shpronësuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si një e drejtë fondamentale dhe një nga prioritetet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kreu i Shtetit e njohu zotin Raimondi me këndvështrimin e tij për ligjin e miratuar së fundmi nga Parlamenti shqiptar për kompensimin dhe trajtimin e pronës, si dhe evidentoi ankimimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se “përmes këtij ligji, është prekur standardi i vendosur përmes Kushtetutës dhe jurisprudencës së saj, por edhe standardi i vendosur nga Konventa dhe jurisprudenca e saj, si dhe janë anashkaluar edhe mesazhet e dhëna nga GjEDNj jo vetëm përmes vendimit pilot, por edhe çështjeve më të fundit të trajtuara prej saj”.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, gjatë vizitës në Këshillin e Evropës zhvillon takime të veçanta edhe me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Jean-Claude Frécon, si dhe me anëtarët e stafit shqiptar që punojnë në Këshillin e Evropës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, gjatë vizitës në Këshillin e Evropës u takua në takime të veçanta edhe me Presidentin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Jean-Claude Frécon, si dhe me anëtarët e stafit shqiptar në Këshillin e Evropës.
Presidenti Nishani, duke iu referuar decentralizimit të pushtetit vendor, u shpreh se megjithëse nuk është një proces i lehtë dhe i shkurtër në kohë, duhet të që t’i japë qytetarëve mundësinë për të marrë shërbime më të mira e më të përshtatshme. Ndërsa për reformën administrative, Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, si dhe theksoi se nuk mjafton vetëm një ndarje e re territoriale, por duhet që të ketë një ndarje reale edhe të burimeve financiare në mbështetje të shërbimeve që qytetarët kanë nevojë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/