Najim Lakraui alias Sufian Kajal eshte arrestuar sot nga policia belge ne Anderlehct. Lakraui i cili ishte i kërkuar në lidhje me sulmet në Paris, eshte njeriu I veshur me te bardha qe leviz i qete se bashku me dy kamikazet ne aeroportin e Zaventemit, pak para se te ndodhte shperthimi.
Emri i Najim u përmend dje që në fillim të hetimeve për tri shpërthimet me bomba në Bruksel.
Imazhi i tij ishte fiksuar nga kamerat e sigurise se aeroportit dhe u shpernda nga policia ne perpjekje per ta identifikuar.
ADN-ja e terroristit u gjet në dy bazat e perdorura nga komandot qe vepruan ne Paris si dhe ne disa rripa shpërthyese qe ishin destinuar per tu perdoruar nga kamikazet. 24 vjecari.
Sipas RTBF, ka te dhena që Lakraui mund te kete qenë edhe pas sulmeve në Paris. Ai ka aftësi të mjaftueshme për të ndertuar eksplozivë elektromekanike, ndaj dyshohet se ai ka qene dhe arkitekti i bombave qe u perdoren ne 13 nentor ne Paris.
Sipas të njëjtit burim, ai ishte i njohur per shërbimet e inteligjences belge dhe per te kishte një urdhër arresti ndërkombëtar që nga mars 2014.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/