Autoritetet gjermane: Tre kosovarët po përgatisnin sulm serioz, ne do e hetojmë

Autoritetet gjermane: Tre kosovarët po përgatisnin sulm serioz, ne do e hetojmë

52
0
Shares

Vetëm një ditë pas arrestimit të tre shtetasve kosovarë në Bayern të Gjermanisë, dalin detaje të reja nga autoritetet gjermane. Sipas mediave, ata ishin duke udhëtuar në një makinë të regjistruar në Belgjikë, e konfirmuar kjo nga një zëdhënës i Zyrës së Hetimeve Kriminale.

“Mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit. Ato ishin arrestime të përkohshme dhe hetimet po vazhdojnë. Personat janë arrestuar nën dyshimin për përgatitjen e një krimi serioz,” citon Floraian Ëeinzierl prokurori për reutres, “Reuters”.

prokurori-gjerman

 Prokurori Floraian Ëeinzierl

Sipas tij, “momentalisht nuk jemi në dijeni se ka një lidhje mes personave që ne kemi arrestuar me sulmet në Bruksel. Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe mbetet të shihet derisa informata shtesë të dalin në dritë”.

“Të dyshuarit kanë dhënë deklarata të ndryshme të cilat ne aktualisht po i shqyrtojmë. Gjithashtu gjetëm disa dokumente të cilat janë duke u ekzaminuar. Duhet të presim për të parë nëse dyshimi ynë fillestar është vërtetuar dhe në qoftë se është rasti, prokurori federal do të shqyrtojë nëse do të lëshojë një urdhër për paraburgim. Çfarë ndodh më pas varet nga ajo, por sigurisht hetimet tona mund të vazhdojnë nëse një urdhër ndalimi është lëshuar ose jo,” ka përfunduar deklaratën e tij prokuror gjerman, Florian Ëeinzierl.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY