Operacioni “Velçani”, arrestohet i dyshuari i shtatë

Operacioni “Velçani”, arrestohet i dyshuari i shtatë

81
0
Shares

Policia ka arrestuar Nikola Blacërin, i cili akuzohet si pjesë e grupit të trafikantëve të lëndëve narkotike. Blacëri është personi i shtatë i ndaluar në kuadër të operacionit “Velcani”, ku u sekuestruan 722.5 kg lëndë narkotike.

“Në vijim të informacionit datë
29.10.2015,
i cili bën fjalë për Operacionin Antidrogë të koduar “Velçani”, si rezultat i të cilit u sekuestruan 722,5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si edhe 3 (tre) armë zjarri, ku në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast , janë kapur dhe ndaluar 6 (shtetas),
ju informojmë se,u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të shtatë, të implikuar në këtë ngjarje. Nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
Nikola Blacëri, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas – Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 106, datë 07.03.2016, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës. Më parë është ndaluarKristjano Tota , vjeç 20, banues në Vlorë (për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer ne bashkepunim ;“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municioneve )si dhe

Mikel Çyçllari, vjeç 21, banues në fshatin Porodinë.

• Mirsen Zaçellari, vjeç 26, banues në Durrës (për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer ne bashkepunim ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municioneve” si edhe “Kultivim te narkotikëve).

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim, edhe për dy shtetas të tjerë të implikuar në këtë vepër penale dhe konkretisht:
• G . L, vjeç 38, banues në Pogradec dhe
• Xh. S, vjeç 18, banues në Memaliaj Tepelenë (për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municioneve).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY