Rama, Balla udhetim të fshehte në Rumani, takojnë ish kryeministrin e akuzuar...

Rama, Balla udhetim të fshehte në Rumani, takojnë ish kryeministrin e akuzuar për korrupsion

79
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në Facebook se Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë të fshehtë në Rumani ku është takuar me ish kryeministrin Rumun i cili aktualisht është në ndjekje penale nga autoritetet Rumune.

Statusi i plotë i Berishës

Reforma e drejtesise, Edvin Kristaq Rama dhe takimi i tij i fshehte me Viktor Ponten!

Te dashur miq, pas bllokimit prej me shume se nje viti te kerkesave te opozites, pas rrezimit de façto, dy here rradhas, te drafteve te amemdamenteve kushtetuese te pregatitura ekskluzivisht nga ekspertet e Rames, me te cilat donin ti jepnin Rames te gjithe pushtetin gjyqesor, me se fundi kerkesat e opozites, propozimet e saj per metodologjine e proçedimit ne hartimin e amendamenteve kushtetuese, ne perputhje me rekomandimet e Venecias, mbi bazen e marreveshjeve te arritura me dialog politik u pranuan.

Grupi i famshem i “eksperteve te pavarur” Traja, Dvorani, Sadushi, Ibrahimi nuk ekziston me. U kalua ne zgjedhjen nga secila pale politike e eksperteve te vet. Keshtu, Sadushi dhe Ibrahimi hoqen maskat e “pavaresise” dhe u shpallen eksperte te grupit politik te PS.

Perseri rreziku i bllokimit te reformes nga Edi Rama eshte shume i madh. Rama eshte i bindur se BKH sipas Veneçias, eshte thjesht nje konspiracion per ta kalbur ate ne burg per disa dekada. Burime, qe jane si kemisha e tij, pra te aferta me Ramen, bejne me dije se pak kohe me pare Rama me lejtenantin e tij Balla kane bere nje udhetim te fshehte ne Rumani dhe kane zhvilluar nje takim te fshehte me mikun e tyre te ngushte, ish kryeministein Viktor Ponta, qe eshte nen ndjekje penale nga BKH rumune.

Mesohet se miku i tyre Ponta i ka thene Rames sa vijon:

1- Une ne burg po paguaj gafen qe bera me pranimin e krijimit te njesise speciale antikorrupsion.

2- Une bera gabimin fatal dhe e pranova njesine speçiale antikorrupsion sepse sipas ligjit une vet zgjodha dhe emerova drejtuesin e saj

3- Por pas emerimit atij iu shpela truri dhe ja ku jam sot!

4- Te siguroj se kete fat do kesh edhe ti personalisht, ne rast se pranon reformen, njesine anikorrupsion apo BKH dhe nga biruca do te me kujtosh se as emaile nuk do shkembejme dot bashke!

Keshtu te dashur miq, Rama do vazhdoje t’iu lexoje shqiptareve te perifrazuar fjalimet e Duçes, qe ja pregatit me kujdes çdo dite sekretari i pergjithshem i mafies se keshillit te ministrave, dhe amanetin e Viktor Pontes kurre nuk do ta harroje! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY