Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit përsa i përket reformës në drejtësi. Pas rreth tre orë diskutimesh anëtarët e komisionit të posaçëm kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit por dhe përbërjes së Këshillit të emërimeve. Tashmë mazhoranca është tërhequr nga kërkesa që Byroja të jetë nën varësinë e Ministrisë së brendshme. Mësohet se palët kanë rënë dakord që Byroja e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion të jetë në varësi të prokurorisë speciale. Mësohet se Prokuroria Speciale do të jetë një Institucion i ri duke siguruar kështu një institucion të pavarur në hetimin e zyrtarëve të lartë.
Ashtu siç tha dhe ambasadori amerikan Lu, kjo njësi do të hetojë dhe zyrtarët e korruptuar që tashmë ngjajnë me “Al Kaponet”. Një tjetër pikë konsensusi është dhe forma e zgjedhjes së këshillit të emërimeve. Mazhoranca propozoi që zgjedhja e anëtarëve të vinte përmes propozimeve të mazhorancës dhe opozitës dhe në përbërje tre anëtarë do të ishin të mazhorancës dhe tre të opozitës. Pas diskutimeve në komision u vendos që për këtë formulë të miratohet ajo skemë që do të vijë përmes propozimeve të UPDATE dhe EURALIUS. Komisioni do të vazhdojë në mbrëmje për pikat e tjera të reformës në drejtësi. Anëtari i opozitës në komisionin e reformës në Drejtësi Eduard Halimi tha se diskutimi do të vijojë dhe nesër për të arritur në një draft përfundimtar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/