Kosova i përgjigjet Serbisë, i kthen në kufi maunet me mallra

Kosova i përgjigjet Serbisë, i kthen në kufi maunet me mallra

120
0
Shares

Tonet e larta mes Kosovës dhe Serbisë kanë prekur dhe marrëdhëniet ekonomike. Vendimit të Serbisë për të mos njohur
certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që bartin materiale të rrezikshme, Kosova i është përgjigjur duke bllokuar maunet serbe që hyjnë në kosovë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kthimi prapa i kamionëve është bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciproke kundër Serbisë, në fushën e transportit të naftës dhe gazit. “Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufirin me Serbinë, e kemi kthyer maunen e parë, e cila ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Stavileci për Evropën e Lirë. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit. Ky vendim i autoriteteve të Kosovës ka ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që bartin materiale të rrezikshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY