Vendimi i qeverisë, ja kush do të përfitojë i pari nga fondi...

Vendimi i qeverisë, ja kush do të përfitojë i pari nga fondi i kompensimi, për trojet jepen deri në 50 milionë lekë

65
0
Shares

Qeveria ka miratuar vendimin i cili i hap rrugën Agjencisë së Trajtimit të pronave për kompensimin financiar dhe fizik të pronarëve. Në vendimin e qeverisë është përcaktuar se ATP do të nisë rivlerësimin e faturës financiare për të gjithë pronarët, duke llogaritur vlerën në bazë të hartës së re të çmimeve dhe zërit kadastral që ka pasur toka në momentin e shpronësimit. Në këtë mënyrë tokat që kanë qenë bujqësore, pavarësisht se tani janë truall, do të vlerësohen me çmimin tokë bujqësore, e cila shkon maksimumi në 400 lekë m2.

Në vendimin e qeverisë saktësohet se pronarët kanë të drejtë që Brenda gjashtë muajsh të plotësojnë dosjet me dokumentet që u mungojnë. Në VKM parashikohet se që të parët që do të kompensohen do të jenë pronarët që kanë marrë të parët miratimin nga ish agjencitë vendore të kthimit de kompensimit të pronave. ATP “a) vlerëson financiarisht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka patur prona në kohën e shpronësimit, duke u bazuar në hartën e vlerës; b) vlerëson financiarisht pronën e kthyer, duke përcaktuar diferencën që do të rezultojë ndërmjet vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit; c) vlerësimit financiar të pronës së njohur për kompensim i zbret diferencën që do të rezultojë nga vlerësimi financiar i tokës së kthyer apo kompensuar fizikisht në tokën e njohur, sipas kësaj. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY