Pronari i INSIG duhet të paguaj 2.2 miliard lekë brenda 30 ditëve

Pronari i INSIG duhet të paguaj 2.2 miliard lekë brenda 30 ditëve

88
0
Shares

Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurën e tenderit për shitjen e kompanisë INSIG si dhe shpalljen e “Eurosig” si fituese të tij.“Eurosig” ofroi 2.2 miliard lekë, të cilën sipas vendimit të qeverisë duhet ti paguaj brenda 30 ditëve.

Qeveria vendosi, “Miratimin e procedurës së tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.”. “Fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., do të pajiset nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, me autorizimin për kryerjen e pagesës së plotë të vlerës së ofruar në tender, ku përcaktohen qartë detyrimet e blerësit. 3. Fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., është i detyruar që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit, të bëjë pagesën e plotë të vlerës së ofruar në tender. Në të kundërt, nëse kjo shoqëri nuk paguan brenda afatit të sipërpërmendur vlerën e plotë të ofruar në tender, humbet të drejtën e blerjes dhe pagesa e ngurtësuar prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për pjesëmarrje në tender nuk i kthehet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY