Patozi ironizon Veliajn: A do bjerë shi në të gjithë vendin. Përgjigjet...

Patozi ironizon Veliajn: A do bjerë shi në të gjithë vendin. Përgjigjet Ministria e Brendshme

59
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar deklaratën e Bashkisë së Tiranës mbi paralajmërimin e bërë për reshjet e shiut që pritet të pushtojnë nesër Tiranën. Në një status në Facebook, Patozi ngre pyetjen nëse do të ketë reshje dhe në zona të tjera të Shqipërisë? Pyetjes së Patozit duket se i është përgjigjur ministria e Brendshme e cila ka deklaruar se reshje do të ketë në të gjithë vendin, por më të rrezikuara janë Shkodra, Vlora dhe Korça.

Statusi i plotë i Patozit

A DO BJERE NESER SHI NE DURRES?

Bashkia e Tiranës na paralajmëroi sot se nesër do të ketë shi me shtrëngata dhe se duhet të bëjmë kujdes se mos e pësojmë nga kapriciot e motit. Pyetja e parë që të vjen në kokë është nëse kjo prognozë vlen vetëm për kryeqytetin apo do të shtrihet edhe me gjerë se kaq në Shqipëri.

Fjala vjen, a duhet të ruhen njësoj prej motit të keq nesër edhe banorët e Durrësit, Elbasanit, Krujës apo Kavajës, për të mos shkuar më larg, në Vlorë, Lushnje, Lezhë apo gjetkë? Dhe, kur me rregull treshi, por dhe me një kërkim të thjeshtë në faqet e shumta ëeather në internet, rezulton që po aq të ekspozuar nga moti i keq do të jenë shumë zona të vendit, pyetja tjetër është se përse e bën Bashkia e Tiranës paralajmërimin?
Nëse ka vërtetë kaq rreziqe nga shirat e rrëmbyera apo përmbytjet, pse nuk del dikush nga qeveria e madhe, që ka përgjegjësi edhe përtej kufinjve administrativë të Tiranës, për të na “ndricuar”?

Përgjigjen ta jep Kongresi i fundit i Partisë Socialiste. I cili në mënyrë “surprizë” u hap nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, me argumentin se kongresi zhvillohej në Tiranë dhe se atij i takonte t’i uronte mirëseardhjen mysafirëve. Sipas kësaj logjike, nëse kongresi i PS nuk do të shtyhej, por do të mbahej sipas statutit, në vitin 2013, atë do ta hapte Lulzim Basha, aso kohe kryebashkiak i Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY