Një prej terroristëve u ndalua në Turqi në vitin 2015, por u...

Një prej terroristëve u ndalua në Turqi në vitin 2015, por u la në “qetësi” në Bruksel

46
0
Shares

Një nga organizatorët e sulmeve terroriste në Bruksel ka qenë i ndaluar në vitin 2015 dhe i ekstraduar prej Turqisë për në Belgjikë. Por pavarësisht se shteti belg ishte njoftuar për rrezikshmërinë e tij, u neglizhua por që u kthye në një tragjedi.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar ditën e sotme se një nga organizatorët e sulmeve terroriste në Bruksel ishte ekstraduar nga Turqia për në Belgjikë. Erdogan ka shtuar se autoritetet belge e liruan të dyshuarin, edhe pse autoritetet turke kishin njoftuar se personi në fjalë përbënte rrezik të lartë për sigurinë. “Një nga organizatorët e sulmeve në Bruksel u arrestua në qershor të vitit 2015 në Gaziantep, Lindje të Turqisë. Ky person u ekstradua në Belgjikë, dhe më pas u lirua, edhe pse ne paralajmëruam për rrezikshmërinë e tij”, tha Erdogan. Presidenti Erdogan nuk bëri të ditur emrin e terroritstit të eksatraduar nnga Turqia në Belgjikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY