Najim Lakraui gjendet i vrarë në aeroport

Najim Lakraui gjendet i vrarë në aeroport

62
0
Shares

Lakraui është i pari majtas në foto. Personi i përcaktuar si Lakraui sot paradite me kapele është gjallë dhe ende në kërkim

Terroristi Najim Laakraui është personi i dytë që hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit sipas gazetës belge “De Standaard”. Gazeta shkruan se terroristi është gjetur mes viktimave dhe lajmin e konfirmojnë familjarë të tij. Por, lajmi nuk konfirmohet nga hetuesit.

Laakraui i njohur edhe si Soufiane Kayal, ishte një nga të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmet e Parisit. Me një kartë identiteti false me emrin Soufiane Kayal, ai kaloi kufirin Hungari-Austri, shtatorin e vitit të kaluar bashkë me Saleh Abdeslam.

bruksel terroristi najim vetem ne disa varinate

Najim Laakraui

Ai gjithashtu ka marrë me qira një shtëpi për terroristët duke përdorur emrin Namur Auvelais. AND-ja e tij është gjetur në disa bomba të përdorura në sulmet e 13 nëntorit në Francë dhe konsiderohet si autor i bombave në të dy sulmet.

Laakraui është personi në të majtë në foton e shpërndarë nga policia belge për të dyshuarit e sulmit në aeroportin Zaventem. 24-vjeçari mund të ketë shkuar në Siri në vitin 2013 dhe më pas është rikthyer sërish në Belgjikë.

Ky është lajmi i tretë sot lidhur me terroristin Laakraui. Policia belge pavarësisht se pretendon se njeh ADN e tij ende nuk është në gjendje të përcaktojë nëse është gjallë apo vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY