Qeveria do të hapë së shpejti tenderin për të përzgjedhur fituesin përfundimtar për ndërtimin e rrugës së Arbërit pas shumë zvarritjesh, njofton monitor.al.
Kompania shqiptare e cila është ofruar për ta ndërtuar, “Gjoka Konstruksion” pritet të fitojë një avantazh nga qeveria, që do t’i shërbejë edhe nëse do të paraqiten oferta të tjera. Do të jetë një bonus sa 10% e pikëve .
Sipas ofertës së propozuar nga kompania “Gjoka Konstruksion”, rruga do të kushtojë 33.6 miliardë lekë, ose rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj.
Vepra do të financohet përmes një skemë të përbashkët mes kompanisë private dhe buxhetit të shtetit. Kompania pritet të financojë rreth 190 milionë euro , ndërsa shteti do të paguajë 60 milionë euro gjatë periudhës së ndërtimit.
Pasi të ketë përfunduar plotësisht ndërtimin, kompania do të paguhet me këste nga buxheti për një periudhë që mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas programit 1 miliardë euro të rindërtimit.
Vetëm në vitet 2013-2015 qeveria aktuale ka investuar 6 miliard lekë
Ky projekt është iniciuar në vitin 2008, dhe parashikon një gjatësi prej 72 km, krahasuar me lidhjen e vjetër ekzistuese që është rreth 130 km, rreth 50 km më e shkurtër. Ka një gjëresi të planifikuar prej 10.5 m, një pjerrësi maksimale 6,99 %.
Shpejtësia e planifikuar është parashikuar të jetë rreth 60 km në orë. Koha që shkurtohet është më pak se 1 orë, që përftohet nga rruga e re. Lartësia e rrugës varion nga 300 në 900 m mbi nivelin e detit, shkruan monitor.
Rruga e Arbrit ka përfunduar plotësisht në 20.1 kilometër, ndërkohë që 15 kilometra të tjerë janë ndërtuar pjesërisht.
Kryeministri Rama deklaroi katër vjet më parë se do ta ndërtonte rrugën e Arbrit. Por pas marrejes së pushtetit ai dështoi në një përpjekje për investim nga një bankë kineze. Me kete metode rruga e Arbrit nxirret nga grupi i rrugeve strategjike te vendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/