Policia e Kukësit njofton se janë arrestuar 3 persona. Një doganier është ndaluar për ”Shpërdorim detyre” dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas si dhe procedohet penalisht një tjetër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera, në bashkëpunim”. Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 2 ton e 90 kg domate.
“Më datë 23.03.2016, u bë e mundur ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për shtetasin : Jeton Markaj, 26 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë, me detyrë doganier në P.K.K. Qafë-Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi : Duke qenë në detyrë nuk kanë kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa AA 065 EI, në pronësi të shtetasit Nertil Riza, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 2 ton e 90 kg domate, automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpermjet doganës në P.K.K., Qafë-Morinë.
Gjithashtu u bë u arrestimi në flagrancë shtetasve: Shyqiri Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Paqe. Nertil Riza, 25 vjeç, banues në fshatin Luzhë, pasi : Në aksin rrugorë Tropojë-B.Curri, në automjetin tip “Furgon”, me targa AA 065 EI, me drejtues shtetasin Nertil Riza, kishin të ngarkuar 2 ton e 90 kg domate, pa faturë dhe të pa zhdoganuara.(Neni 174 e 25 i K.Penal).
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin: B.L, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj, pasi dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasit e lartë përmendur.( Neni 174 e 25 i K.Penal) . Materialet për veprime të mëtejshme do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tropojë” thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/