Skandali: Bizneset do paguajnë disa herë taksën e arsimit

Skandali: Bizneset do paguajnë disa herë taksën e arsimit

51
0
Shares

Faturat e taksave të bashkisë për biznesin e mesëm e të madh, që po dalin këto ditë po nxjerrin në pah absurditetet e tjera të taksimit të bizneseve nga Bashkia e Tiranës. Këtë herë bëhet fjalë për taksën e përkohshme të arsimit, që përveçse është antikushtetuese, (pasi me kushtetutë arsimi është falas), bizneset që punojnë me NIPT-e sekondare do të duhet ta paguajnë disa herë atë.

Fatura në foto i përket një biznesi të madh që ka tre NIPT-e sekondare, por vepron si një subjekt i vetëm. Ky subjekt duhet të paguajë tre herë taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në total 81 mijë lekë në vit (për biznesin e mesëm taksa e arsimit është 27 mijë lekë në vit). Ky është një taksim krejtësisht absurd dhe në shkelje të vetë vendimit të bashkisë, që përcakton se “Taksës së përkohshme per infrastrukturën arsimore i nënshtrohen te gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit te Bashkisë së Tiranës”.

Në total, biznesi në fjalë me tre NIPT-e sekondare duhet të paguajë 495 mijë lekë taksa bashkie në vit: 414 mijë lekë tarifë pastrimi për tre njësitë (për dy njësi nga 170 mijë lekë dhe për një 74 mijë lekë) dhe 81 mijë lekë për arsimin. Në krahasim me një vit më parë, tarifat e pastrimit janë dyfishuar, ndërsa e arsimit është taksë e re. Në total biznesit i janë rritur taksat me 139% .

Janë rreth 5 milionë euro (650 milionë lekë) që familjet e Tiranës dhe bizneset do të paguajnë për llogari të bashkisë për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore në vitin 2016.

Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2016 të bashkisë Tiranë, ku nga 650 milionë lekë që planifikohen të mblidhen, 320 milionë lekë do i paguajnë familjarët dhe 330 milionë lekë subjektet tregtare. Në vitin 2017, planifikohen të mblidhen 690 milionë lekë dhe në 2018-n rreth 720 milionë lekë. Në total, për periudhën 2016-2018 pritet të derdhen në arkën e bashkisë rreth 2 miliardë lekë, apo rreth 15 milionë euro, të ndara pothuajse përgjysmë nga familjarët dhe bizneset.

Sipas nenit 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas. Konkretisht, për arsimin, kushtetuta (neni 57) thotë:

Kushdo ka të drejtën për arsimim.

Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj. 3.

Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë.

Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas.

Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit.

Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY