Opozita bllokon Parlamentin: Të shkojnë në Kushtetuese mandatet e Sulit dhe Leskaj

Opozita bllokon Parlamentin: Të shkojnë në Kushtetuese mandatet e Sulit dhe Leskaj

88
0
Shares

Parlamenti ka ndërprerë punimet për të vijuar pas disa minutash pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren kur do të fliste deputeti socialist Rakip Suli.

Një grup deputetësh të opozitës nuk lejuan deputetin socialist të merrte fjalën fill pas deputeti i opozitës Eduard Halimi kërkoi që parlamenti të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit Suli.

Deputeti Halimi tha se parlamenti po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i kërkon parlamentit që mandatet e diktueshme të deputetëve duhen të shqyrtohen prej saj dhe se parlamenti e ka detyrim vendimin per ti cuar ata në këtë Gjykatë.

Deputeti Rakip Suli është akuzuar nga opozita se ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka qenë deputet.

Edhe pas rifillimit të punimeve të Parlamentit, opozita ka rrethuar foltoren dhe ka kërkuar që të bëhet anullimi i vendimit të një jave më parë që nuk e dërgoi mandatin e Sulit në Gjykatën Kushtetuese.

“Duhet dërguar mandati i deputetit në Gjykatë. Ne nuk jemi gjykatë, as opozita nuk është gjykatë. Parlamenti ka marrë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do të ketë Parlament normal pa shkuar mandatet e deputetëve të akuzuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha Halimi.

Parlamenti mbajti sot ne fillim te punimeve te seances nje minute heshtje per viktimat e atentateve terroriste te Brukselit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY