Berisha: Ruçi ndëshkoi Koçon e çoi në Kushtetuese. Parlamenti duhet të shkrihet

Berisha: Ruçi ndëshkoi Koçon e çoi në Kushtetuese. Parlamenti duhet të shkrihet

62
0
Shares

“Parlamenti meriton vetëm një qëndrim: Shkrirjen e menjëhershme të tij”.Këtë deklaron ish-kryeministri Sali Berisha, teksa kërkon me forcë që mandati i dy deputetëve të majtë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë atë, për këtë çështje. Pas daljes nga seanca plenare, Berisha u shpreh se bllokimi i vendimeve të Gjykatë Kushtetuese është një grusht shteti brenda shtetit.

Berisha:Prej tre javësh vazhdon bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këta deputetë që kanë përdorur mandatin për fitime vetjake nga pasuritë publike, duhet të dorëzojnë menjëherë mandatin. Kjo është një nga situatat më të rënda në vend. Një situatë të cilën në vende të tjera, por jo në Shqipëri, garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është Presidenti i vendit. Këtu është e shkruajtur se është Gjykata Kushtetuese. Situata është dramatike. Parlamenti meriton vetëm një qëndrim: shkrirjen e menjëhershme të tij. Në kushtet kur Parlamenti ka konsumuar aktin më të rëndë, grushtin e shtetit, ky Parlament nuk meriton të vazhdojë më.

Ish-kreu demokrat thotë se edhe mandati i deputetit Koço Kokëdhima nuk shkoi në Kushtetuese për shkak se do të zbatohej vendimi, por se kjo ishte bërë nga Gramoz Ruçi.

Berisha:E ftoh opozitën të marrë të gjitha vendimet. Një situatë e tillë është kazëm në themelet e shtetit. Imagjinoni ju çfarë janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë me vendimet e tjera. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me normat kushtetuese. Unë ftoj Gjykatën Kushtetuese të mos pranojë të shndërrohet në një institucion boshi, ku vendimet e saj shkelmohen dhe përthyhen në një Parlament me interesa të kusarëve. Mandati i Koço Kokëdhimës shkoi në Kushtetuese jo për të respektuar Gjykatën, por rezulton se u bë nga Gramoz Ruçi për t’i dhënë një ndëshkim si rival i ardhshëm si sekretar i Përgjithshëm. Të paktën këtë thotë Koçoja dhe deklaron se nuk e kishin njoftuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY