Prokuroria kërkon një vit burg për ish-Ministrin Myqerem Tafaj, akuzohet për shpërdorim...

Prokuroria kërkon një vit burg për ish-Ministrin Myqerem Tafaj, akuzohet për shpërdorim detyre

49
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme kërkon 1 vit burg për ish-Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj me  akuzen për shpërdorim të detyrës. Myqerem Tafaj ka akredituar Universitetit “Vitrina” në kundërshtim me ligjin.
Sipas pretencës së prokurorisë dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar është 1 milion euro për një vit akademikë, pasi janë diplomuar 1869 studentë.

Çdo student ka paguar 500 euro në një vit akademik. Organi i akuzës thotë se Tafaj ka akredituar në mënyrë të paligjshme 8 degë në Universitetin Vitrina, ndërsa Këshilli i vlerësimit, ka qenë negativ për akreditimet. Vetë Tafaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por përfaqësohej nga avokatja Brikena Kasmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY