Bashkia e Tiranës, të paktën që prej ardhjes në krye të sa të Erion Veliajt ka marrë përsipër një detyrë “funksionale”, parashikimin e motit. Asnjëherë nuk ia ka dalë “ti bjerë në kokë” me parashikimin e saj, nuk tërhiqet.
Këtë e bëri edhe jo më larg se dje…
Dhe sikur ta kishim besuar bashkinë dhe, sot do të kishim një situatë me “një mot i keq me sasi të mëdha dhe reshje të dendura shiu, deri në nivele të atilla saqë mund të shkaktoheshin vështirësi në qarkullim dhe bllokimin e disa prej rrugëve problematike të kryeqytetit”.
Paralajmërimi “terrorizues” i bashkisë së Tiranës përfshinte gjithë “bashkinë e madhe”. Për pasojë nuk “shpëtuan” pa u paralajmëruar edhe “banorët e zonave rurale, që të marrin masa e të mos frekuentojnë brigjet e lumenjve në zonat që paraqesin rrezikshmëri”.
Dita e sotme erdhi dhe po ikën. Në fund të saj, nuk është e vështirë të dallosh se baskia e Tiranës dështoi.
Situata sot në “bashkinë e madhe”, nuk ishte e tilë, për të besuar parashikuesin më të ri të motit, bashkinë e Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/